BE vendos në listën e sanksioneve edhe 7 ministra të regjimit të Assadit

Sipas njoftimit të Këshillit të BE-së me personat e fundit të shtuar në listë numri i të sanksionuarve është rrit në 280

Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur në listën e sanksioneve edhe 7 ministra të posaemëruar të regjimit të Bashar al-Assadit në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Këshillit të BE-së me personat e fundit të shtuar në listë numri i të sanksionuarve është rrit në 280.

Në listë gjithashtu gjenden edhe 70 organziata. Sanskionet përfshijnë ndalimet e udhëtimit dhe ngrirjen e pasurive.

Në mesin e masave kufizuese që BE zbaton ndaj regjimit nga viti 2011, janë kufizimi i importit të naftës, ndalesa e disa investimeve, ngrirja e aseteve të Bankës Qendrore të Sirisë në BE, kufizimi i eksportit të pajisjeve dhe teknologjisë së përdorur në ushtrimin e presionit ndaj publikut dhe bllokimi i komunikimit.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet