BE propozon dhënien fund të ndryshimit të orës nga tetori 2019

Propozojmë t’i japim fund ndryshimit orar nga tetori 2019, ndërkohë që tani radhën e kanë shtetet të cilat duhet të adoptojnë masat e nevojshme për të filluar një koordinim përmes BE-së, tha komisionerja e unionit, Violeta Bulc.

“Konsultimet me qytetarët na sollën në këtë vendim, qytetarët duan të eliminojnë ndryshimin e orës’’ , ka shtuar ajo.

Zëvendëspresidenti i Komisionit, sllovaku Maros Sefçviç ka sqaruar se rreth 4 600 000 persona janë përgjigjur në sondazhe dhe 84% e përgjigjeve ishin në favor të heqjes, si një nga motivacion me ndikim negativ për shëndetin.

Sefçoviç ka kujtuar se ndryshimi i orës legale ishte si pasojë e kohës së luftës për të kursyer energji, ndërkohë që studime të reja kanë vërtetuar se kursimet nga ky proces janë minimale.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet