BE përpos që nuk liberalizon vizat, kërkon nga Kosova implementimin e Asociacionit të komunave serbe

I ashpër dhe shumë kritik për Qeverinë e Kosovës është seksioni i Konkluzave të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian, ku njëra ndër kërkesat është edhe formimi asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Implementimi i Asociacionit është njëra nga kërkesat e ministrave të BE’së, mirëpo kjo ide tanimë quhet veç se vdekur nga partitë parlamentare kosovare dhe ato serbe, e cila nuk po gjen zbatim.

Asociacioni i komunave serbe është vetëm një ide e cila defunksionalizon Kosovën dhe e cila nuk zgjidh konflikt, por vetëm e ngrinë konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të formohet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, me opinionin e Gjykatës Kushtetuese dhe se nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive në Kosovë.

Kështu mendojnë edhe partitë kosovare, ku vet i pari i PDK’së, Kadri Veseli ka thënë se nuk do të lejon ‘Republika Srpska’ në territorin e vendit.

Kundër kësaj kanë dalur edhe partitë opozitare, Vetëvendosje e LDK kanë qenë kundër këtij varianti, pra për themelimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Sikurse në Kosovë, edhe në Serbi kjo ide tanimë quhet si e vdekur, partia SNS e cila udhëhiqet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic dhe ajo SPS e ministrit të Jashtëm serb, Ivic Dacic janë kundër kësaj.

Të dy këto parti që përbëjnë afo 60% të elektoratit serb janë kundër asociacionit, ata po kërkojnë tani një lloj demarkacioni të kufirit me Kosovën, siç e quajnë ‘Razgranicenje’ që i bie në shqip përkufizim.

Seksioni i Konkluzave të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian ka kërkuar që Kosova të bëjë implementimin e Asociacionit të komunave serbe, mirëpo kjo kërkesë dhe ide e BE’së tani nuk ka gatishmëri për zbatim nga ana Kosovës dhe Serbisë.

Sidoqoftë, në vitin 2015, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen e dytë për Asociacionin. Gjykata Kushtetuese e Kosovës, më 23 dhjetor 2015, pati vlerësuar se disa nga parimet e përgjithshme të marrëveshjes për Asociacionin, nuk ishin në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe se këto parime duhet të jenë në pajtueshmëri me standardet kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Kritikat e Këshillit të Ministrave janë veçanërisht të ashpra edhe për taksën ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet