BE-ja konsiderohet e pafuqishme që të imponojë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

Bashkimi Evropian nuk e ka fuqinë e duhur që të imoponjë marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, pa bashkëpunimin e duhur me SHBA-në, thonë përfaqësues të shoqërisë civile. Ndërkohë, nga Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme thonë se BE-jae ka kuptuar se çështjen e Kosovës duhet marrë seriozisht.

Deklarata e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisëështë cështje mujash e jo vitesh, ngjalli reagime edhe në Kosovë, raporton RTV Dukagjini.

Për Kryetaren e Komisionit për Politikë të Jashtme, Time Kadrijaj, kjo tregon se BE tashmëe ka kuptuar se çështjen e Kosovës duhet marrë seriozisht.

“Edhe BE tashmë e ka kuptuar se çështja e Kosovës duhet të merret seriozisht sepse një proces i stërzgjatur i dialogut nuk ka më kuptim dhe se procesi duhet të ketë një fund. Unë e kuptoj se angazhimi i SHBA-së në këto marrëveshjet ekonomike i ka mobilizuar edhe vendet e BE-së që të trajtojnë më konkretisht Kosovën”, deklaroi për RTV Dukagjinin Time Kadrijaj.

Por nga shoqëria civile thonë se BE nuk ka fuqi që të imponoj marrëveshje.

“Mendoj se është një pretendim i lartë nga BE dhe konsideroj se BE nuk e ka fuqinë për të imponuar marrëveshje brenda disa muajve dhe këtë nuk mund ta bëjë pa një bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sido qoftë është një pretendim legjitim i tij [Borrellit]. Konsideroj se kjo është më shumë një pretendim për të treguar para ministrave të jashtëm të shteteve të fuqishme të BE-së se është duke bërë diçka në dialogun Kosovë-Serbi”, deklaroi Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike.

Deklaratat e kryediplomatit të BE-së, Jopseph Borell erdhen gjatë takimit që ky i fundit së bashku me emisarin e BE-së për dialog Mirosllav Lajçak kishin me ministrat e jashtëm të shteteve të Unionit.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet