BE dhe OKB mbështesin marrëveshjen e Soçit

Bashkimi Evropian (BE) dhe Kombet e Bashkuara (OKB) kanë theksuar se duhet të zbatohet plotësisht marrëveshja e Soçit e arritur mes Turqisë dhe Rusisë për mbrojtjen e armëpushimit në Idlib të Sirisë.

Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë i BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, u takua në Bruksel me Përfaqësuesin Special të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura. Në një deklaratë me shkrim pas takimit dypalësh, njftohet se dy diplomatët kanë diskutuar zhvillimet në Siri, transmeton AA.

Në deklaratë bëhet e ditur se palët janë dakorduar që formimi i Komitetit Kushtetues në Siri ka një rëndësi kyçe për transformimin politik në vend dhe se BE-ja po diskuton se çfarë mund të kontribuojë në këtë proces.

Në kuadër të zhvillimeve në Idlib, BE dhe OKB nënvizuan se “Është e rëndësishme të zbatohet plotësisht marrëveshja e Soçit e arritur mes liderëve të Turqisë dhe Rusisë për mbrojtjen e armëpushimit në Idlib”.

– Marrëveshja e Soçit

Pas propozimit të bërë nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në samitin me temë Sirinë të mbajtur në Teheran me 7 shtator, presidenti Erdoğan dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, më 17 shtator biseduan në Soçi për masat shtesë për ruajtjen dhe forcimin e armëpushimit në Idlib.

Erdoğan dhe Putin u dakorduan që deri më 15 tetor të formohet një zonë të çmilitarizuar me një linjë prej 15-20 kilometrash, e cila do të kontrollohet nga ushtarët turq dhe rusë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet