BB demanton: Nuk kemi publikuar raport mbi pagat e kryeministrave në rajon

Gjatë disa ditëve të kaluara, disa media në Kosovë, por edhe në vende tjera në rajon, kanë raportuar për pagat e kryeministrave të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke pohuar se të dhënat krahasuese janë të bazuara në një raport të paspecifikuar të Bankës Botërore.

Banka Botërore dëshiron të sqarojë se nuk ka publikuar apo prodhuar asnjë raport apo analizë të tillë.

Banka Botërore zhvillon analiza të rregullta të zhvillimeve, gjasave, dhe politikave ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe këto mund të përfshijnë analiza të pagave mesatare në vendet e rajonit, por asnjë raport i këtij institucioni nuk fokusohet në pagat e kryetarëve të shteteve apo qeverive, përfundon deklarata.

Kategoritë
Vendi

Të ngjajshmet