Bazilika e famshme në Barcelonë, 41 milion dollarë për një leje ndërtimi

Bazilika e Sagrada Familia në Barcelonë, një nga ndërtesat më të famshme në Spanjë, do të duhet të t’u paguajë autoriteteve 41 milion dollarë, pasi u njoftua se objekti që ka nisur të ndërtohet për më shumë se 130 vjet, nuk ka leje ndërtimi.

Bazilika spektakolare, e cila është përfshirë dhe në UNESCO, është projektuar nga arkitekti Antoni Gaudi dhe ka filluar ndërtimin në vitin 1882.

Kreu i Barcelonës, Ada Colau tha se ka arritur një marrëveshje historike, pasi që të gjitha dokumentet e Bazilikës janë kopsitur.

Bazilika do të duhet të paguajë shumën e përmendur gjatë 10 viteve teë ardhshme, e që do përdoret në përmirësimin e transportit publik, në qasjen ndaj saj në vizitueshmëri, si dhe për të ndihmuar popullatën e ndërtesave përreth.

Pjesa më e madhe e punës duhet të përfundojë deri në vitin 2026, në 100-jetorin e vdekjes së tij së arkitektit Antonio Gaudio.

Kategoritë
Të ndryshme

Të ngjajshmet