Bayern Mynih nënshkroi kontratë 5-vjeçare me portierin Nübel

Drejtori sportiv i Bayern Mynihut, Salihamidzic tha se “Alexander Nübel është një ndër talentët më të mëdhënj dhe do të vazhdojë rrugëtimin duke u zhvilluar në Bayern Mynih”

Kampioni i Bundesligës gjermane, Bayern Mynih ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me portierin e Schalke 04, Alexander Nübel.

Në deklaratën nga kampioni gjerman, 23-vjeçari Nübel sot ka kaluar kontrollin mjekësor ndërsa ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2025.

Drejtori sportiv i Bayern Mynihut, Hasan Salihamidzic tha se është i lumtur për këtë transfer. “Alexander Nübel është një ndër talentët më të mëdhënj dhe do të vazhdojë rrugëtimin duke u zhvilluar në Bayern Mynih. Ne do të mbështesim atë”, tha ai.

Ndërkohë portieri Nübel tha se “Dëshiroj të arrij suksese në Bayern Mynih”.

Ai që nga viti 2015 ka veshur fanellën e Schalke 04 në 46 ndeshje.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet