“Bastisen” argjendarët e Prizrenit

Policia e krimeve ekonomike bashkë me  inspektorët e ATK dhe zyrtarë të Doganës  kanë nisur një aksion të kontrollit në dyqanet e argjendarëve të Prizrenit. Behët fjalë për një plan operativ, por as nga policia dhe as nga ATK-ja nuk jepen hollësi rreth këtij aksioni ndërsa argjendarët e Prizrenit, të “zemëruar” me këtë veprim  janë mbledhur para Shtëpisë së Bardhë në Prizren duke shprehur pakënaqësi të siç e quajnë ata të ndëshkimit kolektiv nga ana e policisë dhe inspektorëve të ATK-së dhe Dogana. Sami Dida kryetar I Shoqatës së zejtarëve  thotë se si Shoqatë janë njoftuar nga argjendarët  për kontrollin “kolektiv” që po u bëhet gjatë ditës. Argjendarët ankohen thotë ai sepse nuk e dinë çfarë krimi kanë bërë. “Ne nuk jemi kundër ligjit po kundër qasjes jot ë mirë të institucioneve”. Sali Rrotlla kryetar I Shoqatës së argjendarëve  tha se kjo kontroll nuk është paralajmëruar. Kemi bërë tha ai marrëveshje me Ministrinë e Ekonomisë dhe financave dhe është nxjerrë udhëzimi administrativ për lehtësim të doganës për argjendarët dhe tash ari importohet si lëndë për përpunim. Ata nuk kanë njohur pse po ndërmerret ky aksion ndërsa thonë se masat ndëshkuese janë edukative ndërsa masat e dhunshme  janë kundër efektive. Nëse dikush individualisht ka bërë keqpërdorime nuk duhet të ndëshkohemi të gjitha tha Rrotlla. Ai gjithashtu njofton se nuk ka ndonjë ndëshkim për ndonjërin nga dyqanet por frikësohen se ato mund të vijnë ndërkohë./Gazetaere.com/

1

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet