Basha: Qeveri teknike dhe shtyrje të zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit që pati me kreun e opozitës Edi Rama, të ndërmjetësuar nga Presidenti Bujar Nishani, tha se propozimet e kryeministrit Edi Rama për daljen nga kriza, janë propozime teknike dhe jo politike, të cilat nuk ofrojnë zgjidhje.

“Propozimet e ofruara nuk ofrojnë zgjidhje politike. Ajo që është ofruar sot, është një proces monitorimi teknik dhe jo një zgjidhje politike, siç kërkohet dhe lipset. Vendi ka nevojë për zgjidhje politike. Zgjidhja e ofruar nuk është zgjidhje politike”, tha Basha dhe ka shtuar se janë dy kollona ku bazohet propozimi i opozitës.

“Propozimi ynë ka qenë i qartë dhe me dy kollona. E para qeveria teknike me mandat për të zgjidhur dhe ndalur krimin e drogën. Kollona e dytë është eksplorimi i mundësisë që brenda gjashtë muajve të organizohet votimi dhe numërimi elektronik”, shtoi Basha.

Ai edhe njëherë ka këmbëngulur në qëndrimet e opozitës për formimin e qeverisë teknike, shtyrjen e datës së zgjedhjeve, ndërsa paralajmëroi po ashtu vazhdim të negociatave.

Ky ishte takimi i dytë i mbajtur nën ndërmjetësimin e Presidentit Nishani. /kp/

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet