Barzani i thotë JO, Buzhala thotë PO

Shkruan: Fadil Pushkolli

Barzani i thotë JO, Buzhala thotë PO

Kurdët dëshmojnë dhe konstatojnë çdo ditë prej dekadash të tëra se ata janë më të prekurit, më të shtypurit dhe më të lënduarit nga organizatat terroriste PKK dhe PYD!

Disa organe mediatike perëndimore ndoshta mund të kenë bindur shoqëritë e tyre se PKK-ja dhe PYD-ja përfaqësojnë kurdët.

Por nëse ka një grup të cilin s’do të arrijnë ta bindin dot kurrë, ata janë pa dyshim vetë kurdët.
Sepse kurdët dëshmojnë dhe konstatojnë çdo ditë prej dekadash të tëra se ata janë më të prekurit, më të shtypurit dhe më të lënduarit nga organizatat terroriste PKK dhe PYD.

Sigurisht, janë martirizuar qindra fëmijë, gra, mësues të rinj e të vjetër, civilë, policë, ushtarë e ushtarakë turq. Mirëpo shumica dërrmuese e mbi 40.000 njerëzve të masakruar nga PKK-ja është kurde.
Po, PKK-ja nuk u ofron asnjë alternativë tjetër përveç vdekjes kurdëve, të cilët kundërshtojnë ideologjinë totalitare marksist-leniniste dhe nuk përvetësojnë terrorizmin si një metodë (për të shprehur kërkesat).

Sot, Kryeministri i administratës rajonale kurde në veri të Irakut (KRG) Mesrur Barzani tha se ata nuk do të tolerojnë praninë e organizatës separatiste terroriste PKK në rajon.

Duke folur për mediat franceze, Mesrur Barzani tha se 800 fshatra nuk mund të rindërtohen në rajon për shkak të okupimit të PKK-së, i cili pengoi fermerët të hynin në tokën e tyre dhe i largoi ata nga fshatrat.

Pasi nënvizoi se nuk do të tolerojnë praninë e PKK-së në rajon, Barzani tha se ata nuk mbështesin asnjë destabilizim të sigurisë së vendeve fqinje.

Kryeministri i administratës rajonale kurde tha se ata mbështesin sovranitetin e Irakut dhe se PKK-ja është arsyeja kryesore për ndërhyrjen e Forcave të Armatosura Turke.

Kategoritë
LajmeVendi