Barcelona kryeson “ligën e parave” me të ardhura prej 840 milionë eurove

Barcelona u bë klubi i parë me të ardhura prej më shumë se 800 milionë euro.

Klubi spanjoll Barcelona kryeson listën e “ligës së parave” të organizatës Deloitte, me të ardhura prej të paktën 840 milionë euro gjatë sezonit futbollistik 2018-2019.

Sipas raportit të sivjemë vjetor të organizatës Deloitte, e cila përpilon listën e 20 klubeve me të ardhurat më të larta, Barcelona e udhëhequr nga ylli argjentinas Lionel Messi ishte klubi futbollistik që kryeson listën me 840 milionë euro.

Kështu, Barcelona u bë klubi i parë me të ardhura prej më shumë se 800 milionë euro.

Rivalët e tyre nga Spanja, Real Madrid, vitin e kaluar ishin të parët me 750,9 milionë euro. Sivjet “madrilenët” janë të dytët në listë me të ardhura prej 757,3 milionë euro ndërsa në vendin e tretë është Manchester United me 711,5 milionë euro.

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Liverpool, është në vendin e shtatë në listë, me të ardhura prej 604,7 milionë euro.

Klubet nga Premier Liga angleze dominojnë në listën e sivjeme, pasi nga 20 klube, 8 vijnë nga Anglia, edhe atë: Manchester United, Manchester City, Liverpool, Tottenham Hotspur, Chelsea, Arsenal, West Ham United dhe Everton.

– Lista me top 20 klubet me të ardhurat më të larta

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet