Barcelona ka pritshmëri për të ardhura rekord në sezonin 2019-2020

Në deklaratën nga klubi Barcelona në lidhje me objektivin buxhetor të sezonit të ri, parashikohet që periudha fiskale 2019-2020 të mbyllet me 11 milionë euro fitim.

Klubi spanjoll, Barcelona, njoftoi se pret të ardhura rekord prej 1 miliard e 47 milionë euro në sezonin 2019-2020.

Në një deklaratë me shkrim nga klubi, thuhet se Barcelona, e cila ka të ardhurat më të larta në mesin e klubeve sportive në botë, e ka përforcuar edhe më shumë këtë veçori të saj.

Në deklaratën në lidhje me objektivin buxhetor të sezonit të ri, parashikohet që periudha fiskale 2019-2020 të mbyllet me 11 milionë euro fitim dhe thuhet se do të vazhdojë kjo traditë e mbylljes së buxhetit me fitim, që vazhdon që nga sezoni 2011-2012.

Ndërkohë fitimi gjithsej i arritur në 9 vitet e fundit njoftohet se do të arrijë në 213 milionë euro.

Klubi i Barcelonës në krahasim me sezonin e kaluar pret të ardhura prej 1 miliard e 47 milionë euro me një rritje prej 6 për qind (133 milionë euro) në sezonin 2019-2020 dhe parashikon që shpenzimet të arrijnë 1 miliard e 7 milionë euro, si dhe fitimet të jenë 11 milionë euro kur hiqen taksat.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet