Bankat Qendrore kanë frikë nga monedhat digjitale, ja arsyeja

Një përpjekje e Bankës Qendrore Evropiane dhe Bankës së Japonisë, dy institucionet e larta financiare arritën në përfundimin se, teknologjia ende nuk është e gatshme për tu përballur me sfidat e rëndësishme institucionale të bankingut, pasi elaboruan mundësinë e adoptimit të blockchain për transaksionet e mëdha bankare.

Ndërsa raportet e tyre favorizonin performancën e teknologjisë blockchain për të përmbushur nevojat e këtij sektori, ata thanë se teknologjia ende nuk ka arritur pjekurinë për të funksionuar si zgjidhja e duhur në praktikat bankare, transmeton CIO.

Projekti Stella publikoi gjetjet e një studimi një vjeçar rreth teknologjisë blockchain.

Raporti arriti në këtë përfundim:

“Pavarësisht se testimet prodhuan rezultate premtuese, papjekuria e kësaj teknologjie, do të thotë se ajo nuk mund të shërbejë ende si zgjidhje për aplikimet në shkallë të gjerë për rastet BOJ-NET dhe TARGET2 me fazën aktuale të zhvillimit.”

Ndërsa ka pasur raste kur institucionet bankare kanë adoptuar me sukses teknologjinë blockchain për transaksionet dhe nevojat e tyre të bankingut, ky raport sugjeron se teknologjia ka ende rrugë përpara për të qenë e zbatueshme.

Kategoritë
BotaEkonomiLajme

Të ngjajshmet