“Bangladeshi eshte nje shtet miqesor diplomatik”

Kryeministri Sheikh Hasina kohëve të fundit vë theksin në hulumtimin e mënyrave të ndryshme të kooperimit ndermjet Bangladeshit dhe Kosovës. “Në, të dyja shtetet do të shikojmë se cilat mallra mund t’i eksportojmë dhe cilat prodhime ne mund t’i importojmë”, u tha kur u caktua ambasadori i ri i Republikës së Kosovës Guner Ureya, bëri thirrje të kushtuar njerëzore në rezidencën e tij Ganabhaban.

Bangladeshi e ka njohur Kosovën (Europë), me 17 Shkurt 2017, ditën kur ky popull ballkanik e festoi nëntë vjetorin e shpalljes së pavarësisë së tij.

Saktësisht një vjet më vonë, Bangladeshi dhe Kosova, vendosi lidhjet me 17 Shkurt 2018.

Kosova, më herët një province autonome e ish Jugosllavisë, e dalur si një shtet i pavarur pas një lufte të gjakosur e nxitur nga Serbia që dëshironte ta pengoj aspiraten e Kosoves per liri.

Guner Ureya është ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në Republikën popullore te Bangladeshit. Gazetari i bazuar ne Dhaka Tarique Choyon ne kohet e fundit pati këtë bisedë më të në ambasaden e Kosovës në Dhaka, Bangladesh.

  1. Ti je ambasadori i pare i Kosoves ne Bangladesh. Si ndiheni ju? A ju pelqen puna e juaj?

Është një ndjenjë e vecantë për mua të jem  ambasadori i pare i shtetit tim ne Bangladeshin e bukur. Si diplomatët, ne jemi shumë të respektuar këtu. Kjo situatë më inspiron të jem më aktiv në çdo aspekt. Të them, “Bangladeshi edhe një shtet miqësor diplomatik”. Unë konsideroj mundësine të jem në Bangladesh si nje shpërblim për mua. Unë mendoj që secili që paraqet vlerat humanitare në thelb të jetës mund të mos pajtohet me mua. Mua më pëlqen jeta dhe puna ime ne Dhaka.

  1. A keni qenë ne Bangladesh më parë? Sa dini per Bangladeshin?

Un nuk e kam vizituar Bangladeshin asnjehere me pare. Por gjate detyrave te mia, gjithnje kam kujtuar per vecorite e zhvillimit ne kete pjese te botes. Kam pasur dije te theksuar per shtetin e juaj edhe para arritjes sime te pare ne Dhaka.

  1. Sa kanë njohuri Kosovarët për Bangladeshin?

Njerëzit e Kosovës kanë një dije elementare për Bangladeshin, Në përgjithesi, egziston si perceptim i një “shteti te ngjeshur”. Duke pare zhvillimin e përgjithshem, dhe rritjen e juaj të madhe, njerëzit tani flasin pozitivisht per Bangladeshin. Gjithashtu, pas luftes në Kosovë, policët e Bangladeshit morren pjesë në misionin e KB për mbajtjen e rendit në Kosovë. Shkurt, Kosovarët respektojnë Bangladeshin.

  1. Bangladeshi është rreth 15 here më i madh se Kosova në madhësi kurse për nga numëri i popullësisë është 88 herë më shumë se Kosova. Si ndiheni ju në krahasimin e këtyre dy shteteve?

Nuk ka të bëjë me madhësine e teritorit apo të numrit të popullësisë së një shteti. Faktorë të ndryshëm të rendësishëm dhe detaje e përcaktojnë reputacionin e një shteti. Si subjekte ndërkombëtare, shtetet zhvillojnë politikën e tyre të huaj duke përcjellur interesat e tyre kombëtare. Ju mund të jeni shtet mjaftë i suksesshem, edhe nëse je një shtet i vogel. Si Kosovë, ne përpiqemi te kemi raportet e mira me të gjitha subjektet ndërkombëtare pavarësisht nga madhësia dhe popullësia e shteteve.

  1. New York Times e ka përfshirë Kosovën në listën e 41 vendeve për vizitë në vitin 2011. A keni ndonjë plan t’i inkurajoni turistët nga Bangladeshi të vizitojnë atje?

Po, Kosova eshte nje shtet interesant per ta vizituar. Kemi vlera te llojllojshme kulturore dhe natyrore dhe burime te turizmit. Kemi pyje jashtezakonisht te bukura te pershtatshme gjithashtu per turizem dimeror, arqitetekture te dallueshme, trashegimi fetare, tradita unike dhe gjithashtu gatime te shijshme. Gjithashtu, festivale te ndryshme te filmit, koncerte dhe aktivitete te tjera sportive dhe kulturore qe e bejne Kosoven me atraktive per turistet e huaj. Ambasada e Republikes se Kosoves permes aktiviteteve te ndryshme perpiqet t’i inkurajoje turistet e Bangladeshit ta vizitojne Kosoves ponjashtu. Ne, vecanerisht ju bejme thirrje atyre qe vizitojne shtetet e Unionit Evropian qe te perdorin mundesine per ta vizituar Kosoven. Nga pjeset e ndryshme te Evropes, ne jemi vetem prej 2 deri 4 ore ne distance fluturimi.

  1. Kosova ka qenë një nga shumica e pjesëmarrësve të shfaqjes së Miss Univerzit. Që nga debutimi i vitit 2008, Kosova huqi gjysmë finalen vetëm dy herë, në vitin 2010 dhe 2014, duke fituar shumë shtete që kanë garuar me dekada. Cili është sekreti i suksesit tuaj?

Ju faleminderit për komplimentet e juaja. Sekreti i suksesit është bukuria, vetë-mbështetja, mirësia, dhe urtësia e të shfaqurve tanë në këto lloje të garave. Njerëzit në mbarë botën janë të bukur. Pa marrë parasysh se çfarë gjinie ose çfarë race janë, nëse japim vlera të duhura njerëzve, ata do te bëhen edhe më të bukur dhe i bëjnë shtetet tona dhe botën më të bukur.

  1. Ngase shumica e Kosovarëve janë muslimanë a gjeni ndonjë ngjashmëri ndërmjet kulturës së Bangladeshit dhe të Kosovës?

Njësoj sikurse ne Bangladesh, shumica e popullësisë së shtetit janë muslimanë dhe të dyja shtetet kanë koncepte shumë të ngjashme. Pavarësisht nga përkatësia fetare në të dyja shtetet. Të gjitha komunitetet fetare janë të trajtuara njësoj dhe jetojnë në harmoni. Për fat të mirë,  në të dyja shtetet, kemi një mjedis torelues të fesë.

Kosova gjithashtu përdorë disa melmesa, disa nga gjellërat tona janë të ngjashme gjithashtu. Për shembull, ne kemi gjellë te ngjashme me byrjan. Më me rendesi, popullësia e të dyja vendeve janë shumë miqesore.

  1. Ju keni takuar Ministrin e shtetit per Rini dhe Sport, Ju premtuat që nëse Bangladeshi ju meson juve te luani kriket ju do te na udhëzoni se si të jemi te suksesshem në Gjudo. Sa dijne Kosovarët per kriket?

Njohuria e Kosovarëve për kriket është e ngjashme me njohurinë e popullitë të Bangladeshit me kërcime skijimi. Me shpresë, ju do te na mesoni kriket. Ne, gjithashtu do të ju ndihmojmë se si të arritni sukses në disa degë të tjera sportive.

  1. Ju keni vizituar pazarin Cox. Me autoritetet vendore dhe ndërkombetare, ju patët disa takime për krizën e refugjateve te Rohingya. Ju thatë që vendi më i mirë për jetesë të refugjatëve është shtëpia e tyre. Cila është qasja e qeverisë suaj në krizën e Rohingyas?

Siç kam përmendur në disa raste qeveria ime është për riatdhesim të sigurt të të gjithë refugjateve të Rohingya-s në atdhe të tyre. Unë shpresoj që më vendosmëri të komunitetit ndërkombëtar të komunitetit dhe qeverisë së Bangladeshit, Myanmar do të krijoj kushtet e nevojshme, kushtet per kthim te sigurt, kthimi i qetë dhe vullnetar I Rohingyaseve nëpër vendet e tyre.

  1. Ju gjithashtu takuat ministrin e punëve kulturore. A keni ndonje plan për shkëmbim kulturor ose arsimor ndërmejt këtyre dy shteteve?

Përveq fushave tjera, ne jemi të interesuar që ti përmirësojmë raportet tona në fushën e kulturës. Me ministrin e nderuar të shtetit për  çështje kulturore, ne folëm për inicimin e memorandumit të kuptimit për kooperim kulturor ndermjet dy shteteve. Nëse arrijme rezultat ne te, kjo do te na jep nje bazament të mirë për zhvillimin e kultures dhe të raporteve tona.

  1. A keni te thuani dicka permes lexuesve tane?

Unë sugjeroj lexuesit e juaj që të jenë mjaftë optimist rreth të ardhmës së Bangladeshit. Shteti i juaj është duke arritur një normë të jashtëzakonshme të rritjes ekonomike në vitet e fundit. Me këtë tendencë të rritjes zhvillimore, Bangladeshi do të jetë më i suksesshem dita dites. Të jeni krenar për shtetin e juaj.

  1. Kosova do ta festoj pavarësine e saj me 17 Shkurt. Si do ta festoni ju Diten e Pavarësise?

Dita e pavarësise në Kosovë është feste kombëtare që festohet me çdo 17 Shkurt. Përveç se në Kosovë, ne festojmë Ditën tonë të Pavarësise me aktivitete të ndryshme jashtë vendit po ashtu. Misionet tona diplomatike organizojnë pritjet, por gjithashtu diaspora jonë veçanërisht në shtetet e Evropës dhe ne SHBA festojnë këtë ditë me koncerte dhe tubime të ndryshme.

 

Kategoritë
INTERVISTALajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet