“Banda” e pulave vret dhelprën

Pulat në një fermë të një shkollë në veriperëndim të Francës besohet se i kanë bashkuar forcat për të vrarë një dhelpër.

Incidenti i pazakontë ndodhi pasi dhelpra, që ishte 5 ose 6-muajshe, ka hyrë brenda hapësirës ku ishin 3000 pula përmes një hyrjeje automatike dera e së cillës mbyllet menjëherë.

Kreu i fermës në shkollën e agrikulturës “Gros-Chene”, Pascal Daniel, tha se e kishin gjetur dhelprën në një cep të fermës me shenjat në trup të shkaktuara nga sqepat e pulës.

Daniel tha se pulat janë të frikshme kur bëhen bashkë dhe dhelpra do të jetë tmerruar kur e ka parë veten brenda asaj hapësire.

Kategoritë
FunTë ndryshme

Të ngjajshmet