Bale prinë listën e lojtarëve që do të largohen nga Reali

Klubi madrilen ka vendosur të bëjë spastrim brenda skuadrës, për të larguar futbollistët që nuk i hyjnë në punë trajnerit Zinedine Zidane.

Real Madridi është në prag të një revolucioni të madh. Zidane pritet të bëjë një spastrim masiv për të ripërtërirë skuadrën dhe sjellë njerëz, që duan të fitojnë trofe. shkruan KosovaPress.

El Confidencial ka përpiluar një listë me emrat që kanë mundësitë më të mëdha për t’u larguar nga Santiago Bernabeu.

Kësaj liste i prin Gareth Bale. Uellsiani është i pari mes emrave si Mariano Diaz, Dani Ceballos apo Marcos Llorente. Përveç këtyre të lartpërmendurve, është edhe mbrojtësi Raphael Varane që ka kërkuar largimin.

Gjithashtu edhe njëri mes Toni Kroos dhe Luka Modriq është gjithashtu në dyshim mbi prezencën e tyre tek Reali në sezonin e ardhshëm. Gjermani ka kohë që përflitet se do të largohet.

Vetëm pas këtyre largimeve, Reali do të nisë të sjellë lojtarët që Zidane i do në skuadër, në mënyrë që vitin tjetër të kthehet të jetë pretendent për të fituar trofe të rëndësishëm.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet