Bale në Manchester United?

Mediet angleze zbulojnë se Gareth Bale i ka kërkuar Realit të Madridit largimin në janar, drejt Manchester Unitedit.

Uellsiani nuk ka arritur të shndërrohet në një titullar fiks te skuadra e Zidanes, kjo edhe për shkak të problemeve fizike, që e kanë lënë shpesh në infermieri.

Gjithsesi, duket se Bale është lodhur nga aventura në Madrid dhe kërkon të rikthehet sërish në Angli, ku edhe shkëlqeu me Tottenhamin.

Sulmuesi ishte në listën e dëshirave të Mourinhos që në merkaton e verës, por Reali vendosi të mos ndërhynte në merkato dhe të bllokonte largimin e futbollistëve aktualë.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet