Bale kërcënon Realin: Nëse doni të më largoni më jepni 51 milionë euro

Telenovela rreth së ardhmes së Gareth Bale vazhdon të bëhet më e paparashikueshme.

Real Madridi dhe trajneri Zinedine Zidane kanë marrë vendim që ta largojnë Gareth Bale nga skuadra këtë verë.

Por është lojtari që në këto kushte që i kërkon klubi nuk pranon që të largohet dhe kjo ka shtyrë të dyja palët të nisin një “luftë të ftohtë” mes vete.

Zidane kishte deklaruar pas ndeshjes ndaj Betisit dje se nuk do ta inkuadronte në lojë Bale edhe po të kishte katër zëvendësime në dispozicion.

Në anën tjetër lojtari ua ka bërë me dije drejtuesve, që nëse duan ta largojnë duhet t’i paguajnë rrogën e mbetur deri në fund të kontratës, që kap shifrën e 51 milionë eurove.

“Kam akoma edhe tre vite kontratë. Nëse ata duan që unë të largohem, duhet të më paguajnë 17 milionë euro në sezon. Ndryshe unë pushoj, madje edhe për të luajtur golf”, theksoi Bale.

Kjo situatë e tensionuar pritet të vazhdojë edhe në javët në vijim dhe nëse nuk gjendet një gjuhë e përbashkët mund të ndodh që Bale të mbetet te Reali dhe të paguhet deri në fund të kontratës, por të mos luajë asnjë minutë më me fanellën e Los Blancos. Nëse ndodh ky skenar, atëherë Reali do të ishte humbësi i madh.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet