Bajrami: Mbi 24 mijë familje marrin të premten dyfishin e asistencës sociale

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka njoftuar se nesër mbi 24 mijë familje me asistencë sociale do të marrin dyfishin e asistencës sociale.

Ajo ka thënë se kërkesa e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale është ekzekutuar sot.

Postimi i plotë:

Mbi 24 mijë familje marrin nesër dyfishin e asistencës sociale

Me kërkesë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, sot Ministria e Financave ka proceduar pagesën për përfituesit e asistencës sociale për muajin tetor. Sipas vendimit të Qeverisë nr.10/33 të datës 28.09.2020 familjet në asistencë sociale marrin dyfishin e asistencës për tetor, nëntor dhe dhjetor.

Nga kjo masë përfituan 24,791 familje.

Mjetet dalin nesër gjatë ditës.

Edhe realizimi i kësaj mase u bë i mundshëm falë të gjithë atyre që paguajnë tatime e taksa.

Faleminderit shumë!

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet