Bahreini urdhëroi qytetarët të braktisin Irakun dhe Iranin

Si arsye për braktisjen e Irakut dhe Iranit theksohet “situata jostabile në rajon dhe kërcënimi që i kanoset sigurisë dhe stabilitetit”.

Bahreini ka urdhëruar qytetarët e tij që të braktisin Irakun dhe Iranin për shkak të tensioneve në rritje në Gjirin Persik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Jashtme e Bahreinit këtë informacion e ka lëshuar të shtunën përmes agjencisë shtetërore të lajmeve. Në të si arsye për braktisjen e Irakut dhe Iranit theksohet “situata jostabile në rajon dhe kërcënimi që i kanoset sigurisë dhe stabilitetit”.

Bahreini është një shtet ishullor, në të cilën qeverisin sunitët dhe që ka kufi detar me Katarin dhe Arabinë Saudite. Kjo mbretëri rregullisht akuzon Iranin se nxit mospajtime të brendshme me banorët me shumicë shiite.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet