Babai i Nuhi Berishës: Shqiptarët tash e kanë në dorë që të përparojnë

Rexhep Berisha babai i heroit Nuhi Berisha ishte i pari që ndezi flakadanin në sheshin “Agim Ramadani” në Gjilan.

Ndezja e flakadanit u bë për nder të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit” që cdo vit mbahet në këtë komunë.

Babai i Nuhi Berishës, tha se për këto 95 vjet ka provuar gjithçka por tash ka ardhë koha që populli shqiptar e ka në dorë që të përparojë.

Berisha: Populli shqiptar tash e ka dorë të përparojë

“Po flas pak se nuk jam duke mujt, i mbusha 95 vjet dhe jam provu qeshit qeshit, ven na kanë shtyp edhe na kanë mbytë e na kanë pre, populli shqiptarë qetash ka pas në dorë dhe ka në dorë për me përparu dhe më i thënë kush je ti e kush jam unë”, tha babai i heroit Berisha.

Gjatë ditës ka pasur aktivitete për nder të këtij manifestimi. Komuna e Gjilanit ka organizuar një takim me familjarët e dëshmorëve , janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve si dhe kanë vizituar kazermën e FSK-s

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur takimin me familjet e dëshmorëve në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit”.

Me këtë rast kryesuesja e Kuvendi të Gjilanit, Vaentina Bunjaku Rexhepi, tha se janari është i shenjtë për të gjithë shqiptarët pasi që sipas saj pikërisht në rënien heroike në këtë muaj ka nisur rruga e gjatë dhe e mundimshme për lirinë e Kosovës.

Rexhepi: Janari është i shenjtë për të gjithë shqiptarët

“Janari është i shenjtë për të gjithë shqiptarët, sepse pikërisht në rënien heroik në këtë muaj ka nisur rruga e gjatë dhe e mundimshme për lirinë e Kosovës. Në këtë 33 vjet nga rënia heroike e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës kolosëve që me sakrificën e tyre janë bërë sinonim i lirisë që ne sot e gëzojmë”, tha ajo.

Ajo tha se “Flaka e Janarit” është sinonim i respektit dhe i nderit për familjet e dëshmorëve dhe veprave të tyre të mëdha.

Ndërsa, nënkryetari i komunës, Rexhep Kadriu, tha se dëshmorët janë më meritorët për lirinë të cilës sot e gëzojmë.

Kadriu: Dëshmorët meritorë për lirinë e Kosovës

“Dëshmorët janë më meritorit për lirinë që ne sot e gëzojmë, për gjithçka që sot frymon lirshëm, e kujtojmë datën dëshmorët janë ata që na bëjnë të përkulemi para veprës së tyre. Është pra ky janar i zjarrtë dhe i akullt i sakrificës së burrave të mëdhenj të kombit. Janari i Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, tha ai.

Gjatë homazheve tek varrezat e dëshmorëve ish komandanti i zonës së Karadakut, Ahmet Isufi, tha se sot është një datë historik pasi që ndizen shkëndijat e para për paralajmërimin e luftës për liri.

Isufi: Kjo është datë historike

“Sot është një datë historike, e lavdishme për popullin tonë sepse ndizen shkendiat e para të paralajmërimit të luftës për liri. Rexhep Mala, Nuhi Berisha 33 vite më parë treguan se si mbrohet atdheu, si bihet për liri dhe se si ipet sinjali për luftën e shenjtë të Kosovës, prandaj Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha janë dy heronj të kombit të cilët paralajmëruan luftën e ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe paralajmëruan lirinë e vendit tonë”, tha ai.

Kurse, për të nderuar dëshmorët e Gjilanit ishte edhe Albin Kurt, nga LVV, i cili tha se sot po nderojnë dëshmorët e lirisë.

Kurti: Dëshmorët janë dëshmia e historisë

“Sot jemi këtu për të bërë nderime dhe për të kujtuar 33 vjetorin e rënies heroike të Rexhep Males dhe Nuhi Berishës, Janari është janari i flakës dhe sigurisht që duke kujtuar heronj, dëshmorët martirët dhe veprimtarët e çështjeve shoqërore e kombëtare ne ia përkujtojmë vetës edhe rëndësinë e vullnetit për liri edhe çmimin e lartë të lirisë dhe njëkohësisht edhe nevojën dhe detyrat ende të pakryera për të realizuar idealin e dëshmorëve që është i rëndësishëm jo vetëm për brezin tonë por edhe për gjeneratat e ardhshme. Dëshmorët janë dëshmia e historisë dhe pishtar drejt ardhmërisë”, tha ai.

Këtë vit janë bërë 33 vite të rënies së dëshmorëve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.

Manifestimi Flaka e Janarit këtë vit i kushtohet heroit Idriz Seferit./KP/

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet