Azerbajxhani shkatërron sistemet e raketave balistike të Armenisë

Ushtria e Azerbajxhanit ka shkatërruar sistemet e raketave balistike të Armenisë të cilat ishin të përgatitura për sulme kundër vendbanimeve civile.

Ushtria e Azerbajxhanit ka shkatërruar sistemet e raketave balistike të Armenisë të cilat ishin të përgatitura për sulme kundër vendbanimeve civile, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit një një deklaratë njoftoi se një nga dy sistemet e raketës balistike që ishte e vendosur në Armeni u shkatërrua me goditje precize rreth orë 01:00 ndërsa tjetra në orën 08:36 sipas kohës lokale.

Më tej në deklaratë thuhet se raketat e shkatërruara ishin përgatitur për sulme ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit dhe se për këtë arsye ato u bënë objektiv legjitim për ushtrinë azerbajxhanase pavarësisht se ishin të vendosura në territorin e Armenisë.

Zbrapsen sulmet e ushtrisë së Armenisë

Forcat armene për të pushtuar sërish pozicionet që kanë humbur kanë kryer sulme në drejtim të rajoneve Agdere, Agdam, Fuzuli, Jabrayil dhe Hadrut.

Në deklaratë thuhet se ushtria e Azerbajxhanit duke parandaluar sulmet shkatërroi 5 tanke T-72, 3 sisteme raketore Grad, 1 kundërajror OSA, 1 automjet të blinduar të këmbësorisë BMP-2, 1 top kundërajror KS-19, 2 obusë D-30 dhe disa automjete të pesonelit të ushtrisë armene.

Theksohet se ushtria armene ka bombarduar me artileri të topave rajonet Terter, Agdam dhe Aghjabadi dhe se ushtria e azerbajxhanase ka marrë masa parandaluese.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet