Azerbajxhani parandalon sulmin e dytë raketor ndaj qytetit Yevlakh

Forcat armene nisën sulmin e parë ndaj tubacionit të naftës BTC

Sistemi i mbrojtjes i Azerbajxhanit sot parandaloi sulmin e dytë raketor të Armenisë ndaj qytetit Yevlakh, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat e Armenisë lançuan një sulm me raketa me distancë të gjatë, një ditë pas sulmit ndaj tubacionit të naftës Baku-Tbilisi-Ceyhan (BTC) në qytet, ku reporterët e AA-së ishin të pranishëm për të filmuar bombën thërmuese që nuk shpërtheu në sulmin e parë.

Duke folur për AA, zyrtarët e sigurisë së Azerbajxhanit në vendngjarje thanë se pala azerbajxhanase lançoi ​​një raketë për të parandaluar sulmin armen.

Të martën, forcat armene për herë të parë nisën një sulm me raketa ndaj tubacionit të naftës BTC në vazhdën e konfliktit me Azerbajxhanin.

Gazsjellësi BTC shpërndan naftën e papërpunuar të Azerbajxhanit, kryesisht nga fusha Azeri-Chirag-Gunashli, përmes Gjeorgjisë në portin Mesdhetar të Ceyhan-it në Turqi për eksport përmes anijeve.

Azerbajxhani e kishte cilësuar sulmin si “akt terrorist” dhe theksoi rolin e rëndësishëm të tubacionit në sigurinë energjetike të Evropës.

Përleshjet midis dy vendeve shpërthyen më 27 shtator, kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile të Azerbajxhanit dhe pozicionet ushtarake në rajon, duke shkaktuar viktima.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht si i Azerbajxhanit.

Rezoluta të shumta të OKB-së, si dhe shumë organizata ndërkombëtare, kërkojnë tërheqjen e forcave okupuese.

Grupi i Minskut i OSBE-së, i bashkëkryesuar nga Franca, Rusia dhe SHBA-ja, u formua në vitin 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por pa rezultat. Megjithatë, një armëpushim u arrit në vitin 1994.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet