Azerbajxhani: Nga sulmet armene u vranë gjithsej 61 civilë

Shifrat e fundit u njoftuan nga Zyra e Kryeprokurorit të Azerbajxhanit, e cila po ashtu tha se janë shkatërruar 1.846 shtëpi, 90 apartamente dhe 341 ndërtesa publike

Që nga fillimi i luftimeve më 27 shtator, nga sulmet armene me artileri dhe raketa ndaj vendbanimeve azerbajxhanase kanë vrarë të paktën 61 civilë dhe janë plagosur 282 të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shifrat e fundit u njoftuan nga Zyra e Kryeprokurorit të Azerbajxhanit, e cila po ashtu tha se janë shkatërruar 1.846 shtëpi, 90 apartamente dhe 341 ndërtesa publike.

Përleshjet e reja kufitare shpërthyen midis dy republikave ish-Sovjetike më 27 Shtator, kur Armenia filloi për herë të parë sulmet ndaj vendbanimeve civile dhe që nga ajo kohë ajo ka vazhduar sulmet ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase.

Gjatë 10 ditëve të fundit Armenia theu armëpushimet humanitare në Malësinë e Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Në dy sulme ndaj qytetit të madh Ganja në Azerbajxhan, i cili ndodhet shumë larg vijës së frontit, raketat armene vranë rreth 20 civilë, përfshirë fëmijë, ndërsa u plagosën shumë të tjerë.

Të enjten e kaluar, Armenia shënjestroi civilët që vizitonin një varrezë në qytetin perëndimor Terter, duke vrarë katër dhe duke plagosur katër të tjerë.

Një armëpushim i ri humanitar hyri në fuqi të shtunën.

Disa rezoluta të OKB-së dhe shumë organizata ndërkombëtare kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese nga tokat e Azerbajxhanit.

Rreth 20 për qind e territorit të Azerbajxhanit ka mbetur nën pushtim të paligjshëm të Armenisë për rreth tre dekada.

Grupi i Minskut i OSBE-së, i bashkëkryesuar nga Franca, Rusia dhe SHBA, u formua në vitin 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por deri më tani nuk ka treguar rezultat. Megjithatë, një armëpushim u dakordua në vitin 1994.

Fuqitë botërore duke përfshirë Rusinë, Francën dhe SHBA-të, kanë bërë thirrje për një armëpushim të ri. Ndërkohë, Turqia ka mbështetur të drejtën e Azerbajxhanit për vetëmbrojtje duke kërkuar tërheqjen e forcave pushtuese të Armenisë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet