Azerbajxhani neutralizon një raketë të pashpërthyer “Smerch” të Armenisë

Raketa “Smerch” e prodhimit rus të ndërthurur me bombë thërrmuese që u hodh nga ushtria e Armenisë kishte rënë në oborrin e një shtëpie në qytetin Tartar

Një raketë e pashpërthyer “Smerch” që ka rënë në oborrin e një shtëpie në qytetin Tartar të Azerbajxhanit u neutralizua nga ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Azerbajxhanit për Pastrimin e Minave (ANAMA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Mësohet se raketa “Smerch” e prodhimit rus të ndërthurur me bombë thërrmuese që u hodh nga ushtria e Armenisë kishte rënë në oborrin e një shtëpie në qytetin Tartar.

Për heqjen e raketës së pashpërthyer u njoftuan ekipet e sigurisë dhe ekspertët e ANAMA-s.

Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes ekipet neutralizuan në mënyrë të kontrolluar raketën duke e hequr nga vendi ku ajo ishte ngulur.

Kategoritë
BotaLajme