Azerbajxhani: Kemi prova se terroristë nga vende të Lindjes së Mesme luftojnë për Armeninë

Azerbajxhani deklaroi se në duar ka prova që tregojnë se terroristë nga vende të ndryshme të Lindjes së Mesme janë përfshirë në ushtrinë armene dhe luftojnë për atë.

Ambasadori i Azerbajxhanit në Tokio, Gursel Imsayilzade dha informacione në lidhje me gjendjen e fundit të konflikteve në Karabakun Malor në një panel të Klubit të Korrespondentëve të Huaj të Japonisë të moderuar nga gazetarja Ilgın Yorulmaz.

Imsayilzade shpjegoi procesin historik në lidhje me konfliktin e Karabakut dhe nënvizoi se pas vizitës së Kryeministrit armen Nikoll Pashinjan në Karabag vitin e kaluar, Erevani u bë agresiv në politikën ushtarake.

Ambasadori azerbajxhanas tha se Pashinjani gjatë vizitës bëri thirrje që rajoni të bashkohej me Armeninë dhe pas vizitës ai sinjalizoi nga Erevani se do të fillonte një luftë të re për një rajon të ri në lidhje me konfliktin e Karabakut Malor. Imsayilzade nënvizoi se këto qasje vënë në rrezik negociatat e mundshme.

Duke theksuar se ushtria armene ka shkelur ligjin ndërkombëtar, Ismayilzade, tha: “Ne kemi prova se terroristë nga vende të ndryshme të Lindjes së Mesme u rekrutuan në ushtrinë armene dhe janë luftuar për atë. Ne kemi prova se shumë libanezë, sirianë dhe disa terroristë të tjerë luftojnë kundër Azerbajxhanit në radhët armene.”

Edhe ambasadori i Turqisë në Tokio, Hasan Murat Mercan u shpreh se ndërmjet Turqisë dhe Azerbajxhanit ka bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe shtoi: “

“Turqia mbështet politikisht dhe moralisht Azerbajxhanin dhe kjo mbështetje do të vazhdojër. Turqia nuk do të bëhet asnjëherë pjesë e konfliktit ushtarak. Përleshjet kërcënojnë sigurinë e rajonit. Ky problem mund të zgjidhet brenda kontekstit të ligjit ndërkombëtar”, tha Mercan.

Kategoritë
BotaLajme