Azerbajxhani: Armenia shkel ashpër armëpushimin

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se përkundër marrëveshjes për shpalljen e armëpushimit sot nga ora 12:00 sipas kohës lokale, ushtria armene tentoi të sulmojë frontin në zonën Agdere-Terter dhe Fuzuli-Jabrayil

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit deklaroi se ushtria armene është duke shkelur ashpër armëpushimin e vendosur sot në Malësinë e Karabakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit në një dekalratë thekson se përkundër marrëveshjes për shpalljen e armëpushimit sot nga ora 12:00 sipas kohës lokale, ushtria armene tentoi të sulmojë frontin në zonën Agdere-Terter dhe Fuzuli-Jabrayil.

Më tej theksohet se ushtria armene gjithashtu kreu sulme me topa në disa vendbanime civile. Ushtria azerbajxhanase bllokoi me sukses përpjekjen e sulmit dhe iu përgjigj ushtrisë armene.

Në takimin e ministrit të Jashtëm të Azerbajxhanit Ceyhun Bayramov dhe ministrit të Jashtëm Armen Zohrab Mnatsakanyan në Moskë, me ndërmjetësimin e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, u ra dakord që nga sot, 10 tetor 2020 në orën 12:00 të shpallet armëpushim për qëllime humanitare për shkëmbimin e të burgosurve dhe trupave të të vrarëve në përputhje me ndërmjetësimin dhe kriteret e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet