Avokati i Veselit kundërshton procesverbalin e Speciales: Klienti im u paraqit vullnetarisht, nuk u arrestua

Avokati i Kadri Veseli në Hagë, Ben Emmerson, ka kundërshtuar procesverbalet e Speciales në të cilat thuhet se ish-kreu i PDK-së është arrestuar.

Në paraqitjen e tij në Hagë, Emmerson ka thënë se Veseli është paraqitur vullnetarisht në Hagë, në bazë të marrëveshjes së arritur me gjykatën, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, ai bëri të ditur se do të parashtrojë një kërkesë që Veseli të lirohet deri në  nisjen e gjykimit.

“Së pari faleminderit që ritheksuat zbatimin e parimit të prezumimit të pafajësisë në këto procedura, dhe dua të deklarojë se Veseli do të deklarohet i pafajshëm për të gjitha akuzat. Do të marri një parashtim apo kërkesë që zoti Veseli të lirohet deri në fillim të gjykimit. Dhe fakti që zoti Veseli është arrestuar, që u përmend në procesverbal, dua ta dini që Veseli erdhi në këtë gjykatë vullnetarisht pas marrëveshjes. Dhe pika tjetër është pozicioni i Veselit, në ditën që ai u dorëzua ai ka dorëzuar një deklaratë të cilën dua edhe ta lexoj”, ka thënë ai.

Në momentin që avokati Emmerson deshi të lexojë deklaratën, është ndërprerë lidhja.

Kategoritë
LajmeVendi