Avioni ushtarak me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin u nis në Hagë

Ish-eprorët e UÇK’së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi sapo janë nisur për në Hagë me një aeroplan ushtarak, raporton Gazeta Express.

Të tre ish-udhëheqësit e UÇK’së janë nisur së bashku për në Holandë.

Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje sot paradite në një konferencë për media ku njoftoi se i është konfirmuar aktakuza.

Kadri Veseli po ashtu ka dhënë dorëheqje nga PDK-ja pas konfirmimit të aktakuzës.

Pas dorëheqjes së Thaçit, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka marrë zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës.

Kategoritë
LajmeVendi