Avdijaj vazhdon provat te Emmeni

Sulmuesi kosovar, Donis Avdijaj do të qëndrojë në prova te Emmeni deri në fund të javës së ardhshme.

Trajneri i Emmenit ka thënë se Avdijaj ka treguar paraqitje të mira sa ishte pjesë e Willem II.

“Ne jemi kurioz ta shohim se si ai do të paraqitet edhe javën e ardhshme dhe nëse mund të bëjmë diçka për njëri-tjetrin. Donisi ka treguar në të kaluarën se mund të luaj shumë mirë. Këtë e ka dëshmuar në Willem II. Avdijaj 24-vjeçar është lojtar i lirë. Së fundi ishte pjesë e Heartsit të Skocisë, derisa karrierë ka bërë edhe te Trabzonspori, Roda, Schalke, Sturm Grazi dhe Schalke. Në të kaluarën ka luajtur edhe për të rinjtë e Gjermanisë dhe ekipin “A” përfaqësues të Kosovës.

Kategoritë
LajmeSportTë ndryshme

Të ngjajshmet