Avari në avionin Paris-Shangai, pasagjerët bllokohen 3 ditë në Siberi

Avioni i linjës Paris-Shangai pëson avari dhe pasagjerët nuk arrijnë kurrë ne destiancion. Ishin nisur nga aeroporti i Parisit Charles De Gaulle direkt për në Shanahi, me avionin Air France AF116 por  Boeing 777 pëson një avari gjatë fluturimit.

Kalvari për 282 pasagjerët nisi 7 orë përpara se avioni të ulej. Asistentët e avionit kishin raportuar një shtëllungë tymi në bord. Në atë moment piloti vendosi për një ulje emergjente në aeroportin më të afërt. Dhe prej andej nis odiseja.

Siç raportohet nga The Independent, aeroplani u ul në mënyrë të sigurt në aeroportin Irkustk në Siberinë qendrore. Gazeta Shqip raporton se Aeroporti, megjithatë, ishte i vogël dhe nuk mund të akomodonte dot rreth 300 pasagjerë të ekuipazhit.

Pothuajse të gjithë udhëtarët nuk kishin një vizë për pranim në Rusi. Një ekip nga linja ajrore franceze u dërgua nga Moska për t’i ndihmuar por edhe këtu lindën probleme teknike. Dhe kështu duke pritur avionin e tretë, udhëtarët do të kalonin 3 ditë të mbyllur në hotel, në temperatura nën zero. Përfundimisht avioni zëvendësues do të mbërrinte në Siberi dhe udhëtarët do të ishin në gjendje të arrinin në Shangai 68 orë më vonë.

Air France tha: “Departamenti komercial i kompanisë ka kontaktuar klientët e interesuar për të propozuar masat e duhura komerciale”. Pasagjerëve do t’u jepet një letër e nënshkruar nga Ben Smith, menaxher i ri i përgjithshëm i Air France, me një kupon prej 800 eurosh.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet