Autoritetet gjermane të shqetësuara për valën e dytë të Covid-19

Autoritetet gjermane po u bien kambanave për një valë të dytë të pandemisë së koronavirusit të ri që tashmë po godet vendin për shkak të rritjes së normave ditore të infeksionit, ndërkohë që edhe organizmi qeveritar për sëmundjet infektive gjithashtu duket shumë i shqetësuar.

“Vala e dytë e koronavirusit tashmë është këtu. Tashmë ajo po rritet çdo ditë. Kemi grumbullime të reja infeksioni që mund të shndërrohen në numra shumë të mëdhenj”, i tha Michael Kretschmer, kryeministri i landit lindor të Saksonisë gazetës ”Rheinische Gazeta Post”.

Komentet e Kretschmer vijnë një ditë pasi instituti ”Robert Koch” (RKI) vuri në dukje një rritje të konsiderueshme të infeksioneve të reja të përditshme nga rreth 500 në mbi 800 javën e kaluar, raporton ATSh.

“Ky zhvillim është shumë shqetësues dhe do të vazhdojë të monitorohet shumë nga afër nga RKI”, i tha një zëdhënës DPA-së.

“Një përkeqësim i mëtejshëm i situatës duhet të shmanget”, theksoi ai.

Autoritetet shëndetësore në Gjermani raportuan 781 infeksione të reja në 24 orët e fundit.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet