Automjetet me benzinë deri në këtë vit?

Kërkesat botërore për benzinë mund të arrijnë maksimumin edhe për 13 vite, kjo falë ndikimit që do të kenë makinat elektrike me motorët efikasë.

Kështu parashikojnë ekspertët e energjisë, të cilët pohojnë se kërkesat pritet të ulen ndjeshëm pas vitit 2025.

Të dhënat janë bërë publike nga “Wood Mackenzie”, kompania e hulumtimit për çështjet e energjisë, me bazë në Britani të Madhe, përcjell TO, ku më tej shkruhet:“Kërkesa botërore për benzinë do të arrijë maksimumin në 13 vite, falë ndikimit të makinave elektrike dhe motorëve më efikasë. Futja e automjeteve elektrike do të ulë ndjeshëm kërkesën e benzinës, sidomos pas vitit 2025. Një raport i ri nga analistët sugjeron se kërkesa globale të benzinës pritet të arrijnë deri në vitin 2030”, thuhet në raport, transmeton indeksonline

Britania e Madhe dhe Franca kanë thënë kohët e fundit se do të ndërpresin shitjet e makinave të reja me benzinë dhe naftë deri në vitin 2040.

Kina, tregu më i madh në botë i makinave, po shqyrton një veprim të ngjashëm, i cili do të ketë një ndikim të rëndësishëm në kërkesën e naftës.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet