Autobusët italianë Iveco do të prodhohen në Turqi

Prodhuesi turk i autobusëve Otokar nënshkroi marrëveshje me kompaninë italiane për prodhimin e autobusëve të tyre në fabrikën në Sakarya

Prodhuesi kryesor i autobusëve në Turqi, Otokar ka nënshkruar një marrëveshje prodhimi me kompaninë italiane Iveco Bus, njoftoi ndërmarrja të mërkurën, raporton Anadolu Agency (AA).

Otokar përmes një deklarata tha se do të prodhojë autobusë në vend me markën Iveco Bus në fabrikën e tyre në provincën veriperëndimore Sakarya.

“Ky partneritet kontraktues mbulon modelet ekzistuese në portofolin e Iveco Bus të distribuimit ndërkombëtarë, si dhe prodhimin e një modeli i cili posaçërisht furnizon tregjet në Evropën Lindore, Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi”, thuhet në deklaratë.

Serdar Gorguc, menaxheri i përgjithshëm i Otokar, tha se shpresonte që marrëveshja do të çojë në një bashkëpunim afatgjatë midis dy kompanive.

Kreu i Iveco Bus, Sylvain Blaise, tha se marrëveshja do t’i lejojë kompanisë t’i përgjigjet kërkesës aktuale dhe të ardhshme të tregut.

“Me gati 60 vjet përvojë, ekspertiza e mirënjohur e Otokar në prodhimin dhe inxhinierinë e autobusëve, së bashku me rrjetin e shërbimit të Iveco Bus dhe shërbimet tjera, do të sigurojnë që klientët tanë të vazhdojnë të kenë përzgjedhje të qëndrueshme të transportit të udhëhequra nga industria me performacën më të mirë të klasit, cilësisë dhe kostos totale”, shtoi ai.

Kategoritë
LajmeTeknologji

Të ngjajshmet