Austria ndihmon Spitalin e Prizrenit

Falë vullnetit të mirë dhe shpirtit të madh të bashkatdhetarit, Muhamet Binaku, që punon në Austri, Christian Schorchuber, menaxher i organizatës humanitare “Volkshilfe Oberosterreich” me seli në Linc, spitalit AKH dhe inxhinierit Manfred Aufreiter, të hënën, Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka pranuar një donacion në shtretër dhe komodina për pacientë.

Në pamundësi të ardhjes fizike për dorëzimin e donacionit, organizatorët përmes një fotografie kanë shprehur kënaqësinë dhe gatishmërinë për të ndihmuar spitalin e Prizrenit edhe në të ardhmen, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për pacientët e shtrirë në spitalin e Prizrenit

Në emër të Spitalit të Përgjithshëm “Prim.dr. Daut Mustafa” donacioni është pranuar nga drejtori i Infermierisë, Shyqri Hasani, kryeinfermierja e repartit të Psikiatrisë, Flurije Kryeziu dhe kryeinfermieri i repartit të Internës, Agron Nebiu.

“Ky donacion është i mirëseardhur dhe do të vihet menjëherë në shërbim të pacientëve të shtrirë në spital”-tha drejtori i Infermirisë, Shyqri Hasani.

Drejtoria e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. dr. Daut Mustafa” në Prizren falënderon dhe u shpreh mirënjohje bashkatdhetarit Muhamet Binakut, Christian Schorchuber, menaxher i organizatës humanitare “Volkshilfe Oberosterreich”, spitalit AKH dhe inxhinierit, Manfred Aufreiter, si dhe gjithë atyre që kanë mundësuar që ky donacion të vjen në spitalin e Prizrenit dhe të vihet në shërbim të pacientëve, të cilët mjekohen në spitalin e Prizrenit. Donacioni përmban 20 shtretër, 26 komodina dhe 1 otoman. /Gazetaere.com/

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet