Austri, operacion i madh policor pas të shtënave në qendër të Vjenës

Ministri austriak i Punëve të Brendshme, Karl Nehammer, tha se në Vjenë u krye një sulm terrorist nga disa persona të armatosur.

Një operacion i madh policor po zhvillohet në kryeqytetin austriak Vjenë, pas të shtënave në orët e mbrëmjes në qendër të qytetit.

“Të shtëna në rrethin e Qytetit të Brendshëm. Ka persona të plagosur. Qëndroni larg vendeve publike apo transportit publik. Mos shpërndani video ose foto”, shkroi policia e Vjenës në tëitter.

Mediat lokale raportuan se të shtënat kanë ndodhur në afërsi të një sinagogu.

E përditshmja austriake Kronen Zeitung raportoi se të paktën një oficer policie është plagosur rëndë në të shtënat.

Ministri austriak i Punëve të Brendshme, Karl Nehammer, tha se në Vjenë u krye një sulm terrorist nga disa persona të armatosur.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet