Audi përgatit rivalin e Teslës

Prodhuesi gjerman do të prezantojë në panairin e automobilave në Los Anxhelos konceptin e veturës luksoze elektrike, E-Tron GT.

Me premierën e modelit më të ri në gjysmën e shtatorit, Audi ka hyrë në territorin e modeleve të serive të mëdha elektrike dhe do të përballet me konkurrenten si Tesla, Jaguar dhe Mercedes, të cilët para tij prezantuan modelet crossover-SUV me rrymë.

Prodhuesi gjerman ka plane ambicioze në fushën e elektrifikimit, andaj planifikon 12 modele të reja elektrike deri në vitin 2025.

Elektrifikimi d të përfshijë të gjitha segmentet automobilistike, të cilat Audi i mbulon deri më tash me motorë konvencionalë.  Për të mbuluar spektrin e gjerë të veturave me madhësi të ndryshme, Audi do të përdorë katër platforma të mekanikës.

Pas SUV e-Tron, i cili në treg do të jetë konkurrent i Model X, prodhuesi gjerman planifikon edhe rivalin e Model S.

Versioni koncept i limuzinës së ardhshme luksoze elektrike, me shenjën E-Tron GT, do të prezantohet para publikut në panairin e veturave në Los Anxhelos, kah fundi i nëntorit, ndërsa do të jetë i bazuar në e-platformën e re të zhvilluar në bashkëpunim me Porsche.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji

Të ngjajshmet