Atletja e njohur thyen rekordin e Ronaldos

Caster Semenya as që e diskuton rekordin e Cristiano Ronaldos. Portugezi, dy ditë më parë, lëshoi sfidën për kolegët e tij “Nike Living Room Cup”, një iniciativë që synon të promovojë stërvitjen në ambiente të mbyllura gjatë pandemisë së Koronavirusit, duke bërë 142 pompa të shpejta për muskujt e barkut në vetëm 45 sekonda (konsiston në prekjen e majave të gisha sa me shpesh të jetë e mundur).

Kampionia absolute e distancave të mesme në atletikë (800 metra), sikurse e tregon edhe në videon e regjistruar, për 45 sekonda arrin t’i prekë plot 176 herë gishtat e këmbës.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet