ATK ka grumbulluar 94.6 përqind të të hyrave të përgjithshme vjetore

Administrata Tatimore e Kosovës deri më 30 nëntor ka grumbulluar 94.6 përqind të të hyrave të përgjithshme vjetore, apo shprehur në shifra 421.8 milionë euro.

“Krahasimi mes periudhave, reflekton rezultatet të cilat kanë tejkaluar objektivat tona. Nëse e krahasojmë periudhën janar-nëntor 2018 me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi rritje për 39.9 milionë euro apo 10.4 %, ndërsa në raport me planin janë mbledhur 10.7 milion euro apo 2.6 % më shumë të hyra se plani i paraparë”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

Sipas këtij njoftimi gjatë kësaj periudhe janë arkëtuar mbi 148.3 milionë euro  të hyra për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Kategoritë
EkonomiLajmeVendi

Të ngjajshmet