Atesh: Turqia po përballet me sulm spekulativ, jo me krizë ekonomike

Turqia po përballet me një sulm spekultativ, dhe jo me një krizë ekonomike, deklaroi sot drejtori Ekzekutiv i Denizbank, Hakan Atesh.

I ftuar në deskun Ekonomik të Anadolu Agency (AA) në Stamboll, Atesh theksoi se “po flasim për një sulm spekulativ, dhe jo për një krizë”.

“Agjencia për Supervizion dhe Rregullim Bankar (BDDK), Banka Qendrore dhe Bordi për Tregun e Kapitalit dhe Thesarit (SPK) janë duke marrë vendimet e tyre në kohë të duhur”, nënvizoi Atesh.

Sipas tij, sistemi bankar turk është i konsoliduar, për çka vendimet e Bankës Qendrore patën një rol për bllokimin e këtyre spekulimeve.

“Populli turk është i aftë të tejkalojë probleme më të mëdha se ky i tanishmi, që është një sulm spekulativ”, tha Atesh.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet