Assad viziton bazën prej nga Rusia bombardon DAESH-in dhe rebelët (Foto)

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka vizituar të martën bazën ajrore ruse në Latakia të Sirisë, prej nga aeroplanët rusë kryejnë sulmet ndaj DAESH dhe caqeve të tjera që luftojnë kundër kryetarit sirian.

Presidenti sirian inspektoi personalisht tre lloje aeroplanësh të armatës ruse dhe u takua me një grup të caktuar të komandantëve rusë që drejtojnë operacionet në Siri, shkruan agjencia SANA.

“Populli sirian nuk do ta harrojë kurrë mbështetjen e vëllezërve rusë”, shkroi Assad në librin e vizitorëve.

Ndërkohë, ministria ruse e Mbrojtjes përmes një deklarate tha se takimi kishte për qëllim edhe koordinimin e veprimeve mes qeverisë siriane dhe asaj ruse.

Rusia dhe Siria kanë një marrëveshje e cila i jep në shfrytëzim bazën ushtarake në Latakia Rusisë për një periudhë prej 49 vitesh, me mundësi të zgjatjes edhe për 25 të tjerë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, kishte filluar mbështetjen e Assadit me sulme ajrore në shtator të vitit 2015. Konsiderohet se mbështetja e Putin ishte kruciale në mbetjen e Assad në pushtet, edhe pas Pranverës Arabe.

 

 

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet