Asnjë mjek s’e kuptonte origjinën e sëmundjes së saj, 18-vjeçarja studion mjekësi dhe diagnostikon veten

Origjinën e sëmundjes së saj nuk e kuptonte asnjë mjek, 18-vjeçarja studion mjekësi dhe diagnostikon veten

Isra Altayeh, vajza jordaneze vuante nga humbja e vetëdijes, nga dhimbje të forta të kyçeve dhe simptoma të tjera të rënda, duke mos pasur asnjë arsye të dukshme.

Historia e vajzës  ka bërë shumë bujë në mediat ndërkombëtare pasi asnjë mjek nuk ishte në gjendje që të kuptonte se nga cila sëmundje vuante ajo.

Isra  filloi të studionte mjekësi në moshën 18- vjeçare dhe të diagnostikonte sëmundjen e saj dhe zbuloi vetë se vuante nga sindroma Ehlers Danlos (EDS), një sëmundje e rrallë që prek një në 20 mijë njerëz në botë.

“Kam marrë ushqim dhe ilaçe të veçanta për gjendjen time nga amerika dhe gjëra të tjera për të zvogëluar problemet e kyçeve. tani kam shpresë, tani mund të filloj të mendoj përsëri për të ardhmen sikurse vajzat në moshën time. e di që do të duhet ende kohë për trajtimet, por unë dola nga errësira”, -tha Israa duke ndarë përvojën e saj edhe përmes rrjeteve sociale.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet