As në këtë festë të Bajramit nuk do të ketë vizitë familjare

Bashkësia Islame e Kosovës në një njoftim nga rrjeti social Facebook ka bërë të ditur vendimet e reja për festën e Kurban Bajramit, shkruan Gazeta e Re.

Në postim thuhet se Myftiu Tërnava sipas nenit 47.1 të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës të Kosovës, janë marrë disa vendime për shkak të situatës aktuale.

Në vendimet janë përfshirë si moszgjatja e ligjeratave të namazit të Bajramit, kufizimi i numrit të besimtarëve që do të falin në xhami (varësisht nga hapësira), të mos prezantojnë në xhami personat e moshave mbi 65-vjeçare dhe ata nën moshat 16-vjeçare, si dhe personat me sëmundje kronike, ata që kanë simptoma të virusit dhe çdokush tjetër që dyshon se mund të infektohet nga prezenca në xhami, dezinfektimi i duarve ,bartja e maskës dhe mbajtja e distancës në xhami.

Përpos këtyre në vendimet janë përfshirë edhe mosorganizimi i pritjes për nder të festës së bajramit në selinë e BIK – ut, e as në selitë e këshillave lokalë si dhe të mos ketë vizita te njëri-tjetri ditëve të Kurban-Bajramit./Gazeta e Re

https://www.facebook.com/birk2015/posts/3147515721951776

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet