Artisti me famë botërore koncert në Prishtinë

Këngëtari australian Faydee do të zbret në Prishtinë për të realizuar një koncert madhështor të mërkurën mbrëma, me 19 korrik 2017.

Faydee është emër mjaft i njohur edhe në Kosovë, madje numëron një numër të madh të fansave tek ne.

Ai është ylli i këngëve “Can’t let go”, “Habibi, i need your love”, “Maria”, “Love in Dubai”, që kanë qenë hite edhe tek publiku kosovar.

Ardhjen në Kosovë e ka paralajmëruar edhe vetë këngëtari në rrjetet e tij sociale.

Ndërkaq, Fatos Geci, menaxheri dhe njëkohësisht miku i ngushtë i këngëtarit, ka bërë të ditur se koncerti do të mbahet në ambient të hapur në Pishinën e Gërmisë. Fatosi ka treguar se interesimi për bileta të koncertit është shumë i madh.

Biletat me çmime jashtëzakonisht të volitshme mund t’i gjeni në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, çdo ditë nga ora 09:00 – 23:30.

 

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet