Arsenali synonte gjermanin, në rast të largimit të Mustafit

Mbrojtësi gjerman, Benedikt Howedes ishte në bisedime me klubin anglez Arsenal, para se t’i bashkohet Juventusit, njoftoi agjenti i tij.

Howedes u largua nga Schalke drejtë Italisë me një marrëveshje njëvjeçare, pasi iu hoq shiriti i kapitenit nga trajneri i ri, Domenico Tedesco.

Para se të transferohej në Juventus, për te ishin të interesuar edhe Roma, Arsenali dhe Leicester City.

Agjenti i tij, Volker Struth tha për “Sport Bild”, se Arsenal dëshironte ta merrte gjermanin, në rast se mbrojtësi Shkodran Mustafi do të shkonte te Interi./kp/

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet