Arrin shpejtësinë 217 km/h, njihuni me traktorin që tejkalon imagjinatën (Foto)

Nëse ke një tokë për të pluguar dhe dëshiron ta përfundosh në një kohë rekord, atëherë të duhet të marrë në telefon adhuruesin e shpejtësisë, Guy Martin.

Dhe kjo sepse ish garuesi i motoçikletave dhe mekaniku tashëm është bërë pjesë e librit të rekordeve me traktorin më të shpejtë në botë, i cili arrin një shpejtësi prej 217 km/h.

Në foto britaniku nga Linncol ndërsa thyen rekordin e tij të mëparshëm në drejtimin e një mjeti të rëndë “JCB”.

“JCB Fastrac Two” i dizenjuar dhe ndërtuar nga një ekip inxhinierësh të rinj në selinë e prodhuesit të makinerive bujqësore në Staffordshire, e mori titullin në fushën ajrore të Elvington në York. Kjo arritje u rendit zyrtarisht dhe në librin e rekordeve Guinness.

Rekordin e mëparshëm për traktorin më të shpejtë në botë e mbante sërish JCB dhe ishte vendosur në qershor të vitit 2019.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji

Të ngjajshmet