Arrin në 80 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë

Në deklaratën e Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë thuhet se si pasojë e epidemisë 2019-nCoV në të gjithë vendin kanë humbur jetën 80 persona, ndërsa janë prekur mbi 2.744 të tjerë

Numri i viktimave nga përhapja e koronavirusit të ri (2019-nCoV) në qytetin Wuhan të Kinës është rritur në 80.

Në deklaratën e Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë thuhet se si pasojë e epidemisë 2019-nCoV në të gjithë vendin kanë humbur jetën 80 persona, ndërsa janë prekur mbi 2.744 të tjerë nga të cilët 461 në gjendje të rëndë. Koronavirusi i ri është përhapur në të gjitha rajonet autonome, rajone të veçantë administrative dhe shtete përveç Rajonit Autonom të Tibetit.

Ndërkohë edhe në Hong Kong janë zbuluar 8 raste, në Macau 5 dhe Tajvan 4.

Njerëz të dyshuar se janë ndikuar nga virusi deklarohet se është 5.794, ndërsa numri i personave nën vëzhgim që kanë kontaktuar me të infektuarit është 30.453.

Deri më sot 51 persona të infektuar janë liruar nga spitali pasi janë shëruar.

Për shkak të virusit 76 persona kanë humbur jetën në Hubei, nga 1 në Hainan, Hebei, Shangai dhe Heilongchiang.

Ndërkohë nga Këshilli Shtetëror i mbledhur nën udhëheqjen e kryeministrit të Kinës, Li Keqiang, u njoftua se pushimi i festës së pranverës që planifikohej të përfundojë më 31 janar do të zgjatet deri në 3 shkurt.

Në mbledhje u bë thirrje që të merren masa për zvogëlimin e lëvizjes së njerëzve, duke theksuar mbështetjen për modele si punë nëpërmjet internetit.

Koronavirusi i ri (2019-nCoV) u shfaq për herë të parë në qytetin Wuhan në rajonin Hubei të Kinës. Simptomat e para të NCoV janë me temperaturë të lartë, dhimbje fyti, kollë, vështirësi në frymëmarrje dhe diarre ndërsa në fazën e mëpasshme të avancuar shkakton penumoni dhe pamjaftueshmëri të veshkave dhe në përfundim mund të çojë në vdekje.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet