Arrestohet personi që vrau dhe dogji vëllain e ardhur nga Zvicra

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton sot është arrestuar dhe më pas ndaluar personi G.K. nga Bërnjaku i Rahovecit, nën dyshimet se ka vrarë vëllain e tij, B.K. i cili pasi kishte ardhur nga Zvicra në Kosovë, fillimisht ishte paraqitur i zhdukur nga familjarët e tij që nga data 14.02.2020.

Pas veprimeve hetimore nga ana e Prokurorisë dhe Policisë, dyshohet se personi G.K. e ka vrarë dhe më pastaj e ka djegur trupin e të ndjerit B.K., ku në vendin e ngjarjes janë evidentuar disa kocka njeriu.

Po ashtu, pas një pune operative është gjetur edhe arma me të cilën dyshohet të jetë kryer vepra penale, si dhe një gëzhoje e cila pas ekzaminimit të forenzikës është vërtetuar së është shkrepur nga arma e të dyshuarit.

Gjatë intervistimit në polici, ku prezent ka qenë edhe prokurori i rastit, i dyshuari G.K. e ka pranuar veprën për të cilën dys hohet, duke përshkruar në hollësi mënyrën se si ka vepruar në ditën kritike.

Me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin e veprave penale vrasja e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe ndaj tij, brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e paraburgimit nga gjykata kompetente në Gjakovë.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet