Arrestohet një shtetase shqiptare, e kishte të ndaluar qëndrimin në Kosovë

​Mbrëmë rreth orës 22:30 në rrugën Pejë-Deçan njësitë policore kanë ndaluar të dyshuarën femër shtetase e Shqipërisë.

Sipas tyre, ajo nuk posedonte asnjë dokument të identifikimit dhe pas verifikimit ka rezultuar se e njëjta e ka pasur të ndaluar qëndrimin në Kosovë në periudhë prej 6 muajsh.

Lidhur me rastin policia ka njoftuar prokurorin e shtetit dhe me urdhër të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet